“Kopshti Botanik nuk është vend rekreativ, por qëndër kërkimore shkencore”, theksoi Spiro Dushku, dekani i Fakultetit të Shkencave të Natyrës,para mediave, duke rrëzuar pretendimet e bashkisë së Tiranës. Dushku theksoi se destinacioni i Kopshtit Botanik si “vend rekreativ” është gjëja e fundit që mund të mendohet, sepse ai është qendër kërkimore shkencore dhe duhet t’i mbetet universitetit. Dekani Dushku shprehu shqetësimin e tij për shtyrjen e seancës nga Gjykata Administrative Tiranë për në datën 29 tetor, kur po pritej të shqyrtohej padia e ngritur nga Fakulteti i Shkencave të Natyrës kundër Vendimit të Qeverisë për t’i kaluar 15 ha nga Kopshti Botanik, Bashkisë së Tiranë.
Ballina Aktualitet Shtyhet gjyqi, revoltohen Shkencat: Kopshti Botanik s’është park, por qendër kërkimore! –...