Shtohen klubet që kërkojnë të marrin shërbimet e Thomas Partey në merkaton e verës.
Mesfushori i Atletico Madrid kërkohet nga Arsenal e Inter, ndërkohë që së fundmi për të është futur në garë edhe Paris Saint-Germain.
Ganezi ka një kontratë deri në vitin 2023 me klauzolë 50 mln euro, ndërkohë që klubi spanjoll kërkon të rinovojë deri në vitin 2025, me klauzolën e tij që do të dyfishohej. 26-vjeçari ka veshur fanellën e Atletico Madrid në 35 takim në këtë sezon.