Shteti i Kuvajtit solidarizohet me Shqiperine, ndihma per te prekurit nga termeti – Lajmi i Fundit – Lajme

0
Gjigandi

Shteti i Kuvajtit iu bashkua vendeve të tjera që janë solidarizuar duke dërguar ndihma për të përballuar situatën e krijuar pas lëkundjeve të tërmetit të datës 21 shtator që shkaktuan dëme të konsiderueshme në Tiranë dhe Durrës.   Ambasada e Kuvajtit nëpërmjet fondacioneve bamirëse kuvajtiane në vendin tonë, dorëzoi 2000 pako me nga 25 kg ushqime bazë pranë magazinave të Rezervave Materiale të Shtetit.   Në dorëzimin e këtyre pakove ishte i pranishëm zëvendësministri i Mbrojtjes Petro Koçi, ambasadori i Kuvajtit në Shqipëri Fayez Mishari Al Jassim, drejtori i Përgjithshëm i Emergjencave Civile, Haki Çako dhe drejtori i Përgjithshëm i Rezervave Materiale të Shtetit Paulin Luli.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu