Një reprezentuese e Kosovës ka debutuar në Bundesligën e Gjermanisë për femra.
Donika Grajveci, aktualisht po luan si titullare te skuadra USV Jena.
17 vjeçarja, 7 qershorin do ta mbajë mend në karrierë, pasi pikërisht sot debutoi ndaj Freburgit.
Aktualisht, skuadra e saj po humbet me rezultatin 5:0.
Grajveci, padyshim që pritet të ketë një të ardhme të madhe para saj, si në klubin Jena, njësoi edhe në Kombëtaren e Kosovës.