Pas barazimit me Leicesterin (1:1), mbrojtësi i Arsenalit, Shkodran Mustafi ka reaguar në Facebook.
Jamie Vardy barazoi shifrat në minutën e 84-t, pasi Pierre Emerick Aubameyang më parë kishte shënuar për londinezët (21’).
Ndeshja u përshkua nga disa momente kontraverse, teksa Arsenali mbeti me dhjetë lojtarë në fushë nga minuta e 75-të, kur Eddie Nketiah u përjashtua me karton të kuq.
Një tjetër moment kontravers ishte kur Jamie Vardy shqelmoi brutalisht me thembër në fytyrë Shkodran Mustafin, në një akt që u duk si i qëllimshëm, por VAR dështoi ta rishikonte incidentin.
Frustrimin për mos ndëshkimin e Vardyt e shprehu edhe Mikel Arteta pas takimit, teksa Mustafi tash ka reaguar në Facebook, duke shkruar: “Nuk ka asgjë më të dhimbshme se të mos fitosh një ndeshje që meriton ta fitosh”.