Shqiptari që ka vlerën 30 milion euro

0
Gjigandi

Futbollisti shqiptar nga Maqedonia e Veriut, Enis Bardhi, po kalon periudhë të shkëlqyeshme në fanellën e skuadrës së Levantes nga Spanja.

Gazeta e respektuar sportive spanjolle “Marca” pretendon se tani është koha që Levante të përfitojë nga yll i saj Enis Bardhi. 
Lojtari i përfaqësueses së Maqedonisë, ka bëri histori në fanellën e Levantes, si golashënuesi më i mirë nga lojtarët e huaj i të gjitha kohërave në këtë klub.

Prandaj, sipas “Marca-s”, ajo e ngriti vlerën e Bardhit, e cila tani arrin në 30 milion euro në treg. Dhe në verën e vitit 2017, Levante e solli atë për vetëm 1.5 milion euro nga Ujpest nga Hungaria.

“Enis Bardhi ka shpërthyer në këto tre vjet dhe vlera e tij ka arritur në lartësitë qiellore. Marrëveshja e tij është deri në vitin 2022, por tani është koha për të vendosur nëse do të ishte më mirë që ta shesin. Me siguri vlera e tij arrin deri në 30 milion euro”, – shkruan “Marca ”.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu