Objektivi i Florian Markut është të ndeshet me Konor Ben, i cili është edhe djali i ish-kampionit të botës Nigel Ben. Boksieri shqiptar do ketë një sfidë të vështirë pasi kundërshtari njihet ndryshe edhe me nofkën “ Shkatërruesi” pasi 11 nga 16 ndeshje i ka fituar me KO.
Së fundmi Marku i ka dërguar një mesazh Konor Benit ku e sfidon në duel. Boksieri shqiptar i bën thirrje Edi Hernit që të organizojë një ndeshje boksi mes tij dhe “Shkatërruesit”. “E respektoj babanë tënd, por jo TY .Në intervistë kur të pyetën për Florian Markun, the që askush nuk më njeh?
Unë jam ai që mbush një stadium me njerëz, aq sa ti si ke mbushur në gjithë karrierën tate . Ti s’je burrë. Po deshe me u bo burrë, bashkë do takohemi në ring bashkë me mijëra fansat e mi shqiptarë. Unë luftoj dhe ndeshem për fansat dhe njerëzit e mi, pastaj për lek .
Edi Hern merr skuadrën time dhe caktoje një ndeshje. Do luftoj me këtë frikacak kurdo që ai të dojë dhe kudo që të dojë, shkruan Marku në postimin e tij në “Facebook”.