Shqipëria të luftojë padrejtësinë dhe korrupsionin – Lajmi i Fundit – Lajme

0
Gjigandi

Pas reagimit të Kishës Katolike përmes George Frendo, në lidhje me letrën e ministreve të qeverisë dërguar Holandës për çeljen e negociatave me Shqipërinë, reagoi edhe Myftiu i Tiranës, njëkohësisht nënkryetari i Komunitetit Mysliman Shqiptar, Lauren Luli. Në një postim në rrjetet sociale ai thotë se Shqipërisë nuk i duhet të shkatërrojë qelizën bazë të shoqërisë, familjet, për t’u integruar në Europë. Luli thekson gjithashtu se “Europa nuk ia ka mbyllur derën vendit tonë për shkak të familjes apo vlerave që derivojnë prej saj”. “Kërkesat e Europës janë publike, secili prej nesh e ka të qartë se cilat janë ato”. “Shqipërisë nuk i duhet të shkatërrojë qelizën bazë të shoqërisë, familjen, për t’u integruar në Europë. Shqipërisë i duhet të luftojë me padrejtësinë, korrupsionin dhe ndërtimin e shtetit të së drejtës”, vijon më tej apeli i Lauren Lulit. Reagimi i plotë“Profeti Muhamed a.s në Hutben e Lamtumirës na le amanet familjen: “Ruani, respektoni dhe nderoni vlerën e perso­nalitetit dhe të dinjitetit njerëzor. Njeriu është vepër madhështore e Zotit dhe mjerë për atë, që e përçmon nderin dhe dinjitetin e veprës së Zotit”. Të dashur vëllezër dhe motra, qytetarë të thjeshtë dhe ata me përgjegjësi publike, rruga e Shqipërisë është Europa, nuk ka asnjë diskutim dhe mëdyshje për këtë! Vonesat drejt kësaj rruge nuk janë përgjegjësi e popullit, por e atyre që kanë marrë përgjegjësi publike për të çuar në destinacion këtë mision. Europa është qytetërimi i vlerave, shtetit të së drejtës dhe lirisë! Europa nuk ia ka mbyllur derën vendit tonë për shkak të familjes apo vlerave që derivojnë prej saj. Kërkesat e Europës janë publike, secili prej nesh e ka të qartë se cilat janë ato. Njerëzit me përgjegjësi publike duhet të jenë shumë të kujdesshëm në komunikimin e tyre me Europën dhe shtete të veçanta të saj. Numri i aborteve në Shqipëri, vetëm gjatë vitit 2018, ishte mbi 5-mijë. Ky është një krim! Inkurajimi dhe promovimi i të tilla fenomeneve bie ndesh jo vetëm me parimet hyjnore, por edhe me parimet shoqërore dhe traditën shqiptare. Shqipërisë nuk i duhet të shkatërrojë qelizën bazë të shoqërisë, familjen, për t’u integruar në Europë. Shqipërisë i duhet të luftojë me padrejtësinë, korrupsionin dhe ndërtimin e shtetit të së drejtës”, thotë Luli. Më herët, Arqipeshkvi i Metropolisë të Tiranë-Durrësit, imzot George Frendo reagoi kundër letrës që tetë gra ministre të qeverisë i drejtuan qeverisë së Holandës për çeljen e negociatave. Në tekstin e publikuar në faqen zyrtare të Arqipeshkvisë lexohet edhe indinjata e fortë e imzot Georgo Frendo i cili u drejtohet në mënyrë të drejtpërdrejtë përfaqësueseve të qeverisë. Një ditë më parë, përmes një letre 8 përfaqësuesit femra në kabinetin e Edi Ramës i kërkuan parlamentit dhe qeverisë së Holandës që të mos bllokojë negociatat për Shqipërinë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu