Shqipëria në 24 orët e fundit: 95 infektime të reja dhe dy humbje jete nga Covid

0
Shqipëria në 24 orët e fundit: 95 infektime të reja dhe dy humbje jete nga Covid
Gjigandi

Ministria e Shëndetësisë raporton se nga 1,289 testime, 95 qytetarë kanë rezultuar të infektuar me Covid.

Ndërkohë, 2 humbje jete janë shënuar në 24 orët e fundit në spital. MSH thotë se gjatë kësaj dite janë shëruar 396 persona.

Raportimi i plotë:

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 1,289 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 95 qytetarë, në këto bashki: 37 në Tiranë, 9 në Sarandë, 4 në Fier, 3 në Shkodër, Mirditë, Berat, Skrapar, 2 në Lezhë, Kurbin, Durrës, Rroskovec, Lushnje, Vlorë, Gjirokastër, Devoll, Kolonjë,  Gramsh, 1 në Kukës, Has, Tropojë, Kamëz, Patos, Divjakë, Mallakastër, Delvinë, Përmet, Tepelenë, Kuçovë, Poliçan, Elbasan.

Janë 1,747 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

RonaTyra

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 45 pacientë, nga të cilët 7 janë në gjendje më të rënduar.

Në 24 orët e fundit me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor ka dy humbje jete me SARS-COV2 pozitiv: një qytetar nga Tirana 64-vjeç dhe një qytetar nga Shkodra 84-vjeç.

Janë shëruar 396 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 266,697 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (03 Mars 2022)
Raste të reja ditore          95
Të shëruar në 24 orë        396
Të shtruar në spitale          45
Humbje jete në 24 orë        2
Testime ditore                1,289

Testime totale               1,748,195
Raste pozitive                 271,920
Raste të shëruara           266,697
Raste Aktive                       1,747
Humbje jete                         3,476

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë               493
Fier                   265
Elbasan             166
Vlorë                149
Lezhë               182
Kukës               114
Berat                104
Shkodër           91
Durrës              75
Gjirokastër      58
Korçë               43
Dibër                7

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu