Shqipëria mbështet anëtarësimin e Suedisë në NATO, ambasadorja e Suedisë: Ju jemi mirënjohës

0
Shqipëria mbështet anëtarësimin e Suedisë në NATO, ambasadorja e Suedisë: Ju jemi mirënjohës
Gjigandi

Ambasadorja e Suedisë në Shqipëri, Elsa Hastad deklaroi sot se ka marrë mbështetjen e Kryeministrit Edi Rama dhe Ministres së Jashtme, Olta Xhaçka për anëtarësimin e Suedisë në NATO.

Në një konferencë për shtyp, Hastad tha se, pas 50 vitesh asnjanësie, dje u mor një vendim nga qeveria suedeze që të dorëzojë aplikimin e saj për anëtarësim në NATO.

“Ky vendim vjen pas një procesi të gjatë dhe përfshirës në parlamentin e Suedisë me të tëra partitë parlamentare të përfshira. Vendimi mbështetet nga një shumicë dërrmuese në parlamentin e Suedisë. Ne kemi koordinuar ngushtësisht me Finlandën përgjatë gjithë këtij procesi”, tha ajo.

“Dje unë jam takuar me Kryeministrin Edi Rama dhe gjithashtu kam qenë në kontakt me ministren për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka. Edhe një herë të dy më kanë garantuar për mbështetjen e Shqipërisë ndaj Suedisë në këtë proces. Për këtë ju jemi mirënjohës”, tha Hastad.

Ambasadorja suedeze theksoi se, “kjo është një ditë historike, jo vetëm për Suedinë, por edhe për NATO-n. Është e rëndësishme që të garantojmë, që ne do të jemi një vend i besueshëm në të cilin mund të mbështeten dhe në të cilën mund të ndihmohen vendet e tjera të NATO-s”.

RonaTyra

E pyetur nëse Suedia do të mbështesë Shqipërinë për anëtarësimin në BE, tashmë që Shqipëria po e mbështet Suedinë për anëtarësimin në NATO, Hastad tha se Suedia prej më shumë 20 vitesh po e mbështet Shqipërinë në procesin e anëtarësimit të saj.

“Gjithashtu po e ndihmojmë me fonde. Ju bëjmë me dije se çdo vit në Shqipëri, nga qeveria e Suedisë, alokohen 15 milionë euro, për të ndihmuar Shqipërinë në procesin e saj të negociatave. Kjo është një ndihmë substanciale dhe në të mirë të të gjithë shoqërisë shqiptare”, ka thënë ambasadorja.

/abc24.al/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu