Shpërthen makina në Durrës, dyshohet se i ishte vendosur eksploziv

0
Gjigandi

Një makinë në Durrës ka shpërthyer, ndërsa dyshohet se i ishte vendosur një sasie lëndësh eksplozive. Ngjarja ndodhi rreth orës 7 të mëngjesit në rrugën ‘Ramazan Jella’, shumë pranë degës së PD-së.

Bëhet fjalë për mjetin tip ‘Reno’ me targa AA 301ZZ. Fatmirësisht nuk ka persona të lënduar nga shpërthimi, ndërsa mjeti ka pësuar dëmtime të lehta.

Pronari i makinës, është njohur me ngjarjen kur ka shkuar pranë mjetit, ndërsa më pas ka sinjalizuar policinë.

Aktualisht kjo e fundit ndodhet në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e saj.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu