Pasditen e sotme kati i tretë i një pallati në Korçë është përfshirë nga flakët si shkak i shpërthimit të një bombole gazi.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen 16 të qytetit dhe fatmirësisht deri tani nuk raportohet për njerëz të lënduar nga ky shpërthim.
Në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse për shuarjen e zjarrit dhe policia për zbardhjen e plotë të ngjarjes./ Lajmi i Fundit.al
Video nga Panorama: