Shkrumbohet makina, shpeton per mrekulli drejtuesi – Lajmi i Fundit

0
Gjigandi

Një automjet është përfshirë nga flakët në ecje e sipër në aksin Berat-Drobonik.   Makina, tip Fiat Punto, me targa AA 891 JH, ka marrë flakë në ecje dhe fatmirësisht drejtuesi i automjetit ka dalë nga makina pa pësuar lëndime.     Në vendngjarje kanë shkuar forca të shumta zjarrëfikëse që mundësuan shuarjen e flakëve në më pak se 10-minuta.     Ngjarja ndodhi në afërsi të fshatit Drobinik dhe automjeti po lëvizte në drejtim të qytetit të Beratit. Në zonë kanë shkuar edhe forca të shumta ekspertësh të policisë së Beratit, që po hetojnë rreth shkaqeve të rënies së zjarrit në automjet.   Vetë drejtuesi i mjetit,27-vjeçari Arben Arapi, banues në fshatin Starovë të rrethit të Beratit, ka deklaruar jashtë kamerave se, ka qenë duke udhëtuar në drejtim të qytetit të Beratit, kur ka ndjerë aromë djegieje në kroskot.   Në këto momente ai ka dalë jashtë automjetit dhe sapo ka dalë automjeti është përfshirë me shpejtësi nga flakët e zjarrit, duke u shkrumbuar totalisht.   Ende nuk dihet shkaqet e këtij zjarri, ndërkohë që paraprakisht dyshohet për një shkëndijë elektrike në sistemin motorrik.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu