TIRANË- Bëri për spital policin e burgut të Shkodrës ku qëndron i izoluar si person me rrezikshmëri shoqërore, gjykata urdhëron izolimin e Mikel Thanit.
Ngjarja ka ndodhur një javë më parë në Shkodër ku pasditen e 7 korrikut 2020 Thani pasi ka ndjekur lëvizjet e gardianit Gëzim Rahi e ka sulmuar këtë të fundit.
Nga ekspertiza mjekoligjore Rahi ka 5 qepje dhe dëmtime të rënda ç’ka i kanë shkaktuar paaftësi për punë ndërsa kreu i burgjeve Agim Ismaili ka urdhëruar izolimin në biruc të të dënuarit Thani për tre muaj.
Thani rezulton se në burg qëndron për tre plagosje mes tyre dhe të një fëmije 12 vjecar pasi në 2015 atij iu refuzua fejesa me një vajzë dhe ai plagosi familjarët e saj me armë.