Shkëndija 5 miqësore para pjesëmarrjes në Europa League

0
Gjigandi

Shkëndija do të zhvillojë pesë ndeshje testuese në kuadër të përgatitjeve verore, para startit të sezonit të ri dhe paraqitjes në eliminatoret e UEFA Europa League.

Nga pesë teste të caktuara, rivali i parë të dielën (12 korrik, stadiumi në Forinë) do të jetë anëtari i Ligës së Dytë, Vardari i Forinës. Të enjten (16 korrik) Shkëndija do të jetë mysafire e Gostivarit, ndërsa më 19 korrik kuqezinjtë do të ndeshen me Makedonija Gj.P. në Mavrovë.

Rivali i katërt do të jetë Rabotniçki në takimin që do të luhet më 24 korrik (e dielë) në Tetovë, ndërsa prova gjenerale para startit të sezonit të ri do të zhvillohet më 1 gusht në Shtip përballë Bregallnicës.

Orari i ndeshjeve miqësore

12.07.2020 (e diel): Vardar Forinë – Shkëndija, stadiumi në Forinë

RonaTyra

16.07.2020 (e enjte): Gostivari – Shkëndija, stadiumi në Gostivar

19.07.2020 (e diel): Makedonia Gj. P. – Shkëndija, stadiumi në Mavrovë

24.07.2020 (e premte): Shkëndija – Rabotniçki, stadiumi në Tetovë

01.08.2020 (e shtunë): Bregallnica – Shkëndija, stadiumi në Shtip

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu