20-vjeçari Klevis Ruçaj, drejtuesi i automjetit tip “Audi” që shkaktoi dhe humbi jetën nga aksidenti në afërsi të TEG-ut, ishte pajisur me leje drejtimi një vit më parë. Brenda pak muajsh, i riu ishte gjobitur 5 herë për shkelje të rregullave të qarkullimit, kryesisht shpejtësi dhe përdorim celulari në timon.
Rastet e gjobitjes:
- Për parakalim dhe veprime të ndaluara më 6 shtator
2.Nuk zbatoi sinjalistikën 7 tetor 2022
3.Gjobitur për shpejtësi 15 nëntor 2022
4.Është kapur me celular në drejtimin e mjetit 9 dhjetor 2022
5.Pa siguracion dhe nuk zbatoi sinjalistikën 27 janar 2022
Ai ishte i apasionuar pas shpejtësisë, të cilën e kishte reklamuar edhe përmes rrjeteve sociale.