EKSKLUZIVE-INVESTIGIM/ TEC lundrues, ja si Balluku firmosi për mafiozin italian, mendimi kundër i Bordit Mbikqyrës, dhe një histori e turpshme e vjedhjes së parasë publike

0
Gjigandi

Termocentralet lundruese në Vlorë që “i hedh naftë dhe bën vetëm tym…” por ndërkohë as tym as energji nuk japin por marrin çdo ditë 100 mijë euro për dy vite. Anijet e marra me qira për të prodhuar energji dhe shpëtuar kësisoj nga kriza e rëndë energjetike që kishte  përfshirë vendin do të ishte zgjidhja sipas qeverisë.

Por para këtij “shpëtimi” ishte faturuar një shifër e rëndë për buxhetin e shtetit  e rrjedhimisht për popullin, firmosur nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku.

Për momentin, vendi ynë nuk po përballet me një krizë të energjisë elektrike. Por, pavarësisht kësaj, ne paguajmë mijëra euro në ditë për anijet, për të cilat ende nuk ka një përgjigje se kur mund të nisin punën.

Sipas asaj që deklaroi Ministrja këto anije do të punonin deri në momentin që termocentrali i Vlorës do të futej në punë.

Në një relacion nga Anëtari i Këshillit Mbikqyrës, Endrit Lami në oponencë ai rendit arsyet se përse vendit tonë nuk i duhen anijet me qira duke u bazuar tek përllogaritjet e kostove totale  për njësi të prodhuar nga impianti. Duke e nisur, së pari një përjashtim nga akciza për naftën që përdoret, si dhe duke supozuar se impianti do të përdorej çdo ditë, 24 orë në 24, përgjatë gjithë periudhës 2-vjecare të kontratës së qerasë. Dhe bazuar mbi këto supozime dhe informacione të tjera që gjenden në ofertat e ardhura, KESH përllogarit një kosto prodhimi prej 168.6 Euro/MWh.

RonaTyra

Kosto totale fikse në dy vite, sipas përllogaritjeve të relacionit: 94,500 Euro/ditë * 365 ditë * 2 vite = 68,985,000 Euro

Konkretisht analiza ekonomike e detajuar nga Lami

Çmimi mesatar i importit, për dy vitet 2022 dhe 2023, sipas kuotimit të HUDX, referuar në relacion: për 2022 është 255 Euro/MWh; për 2023 132.1 Euro/MWh. Çmimi mesatar për të dy vitet bashkë 193.6 Euro/MWh

Rezulton se, kosto neto për njësi e prodhimit të energjisë nga impianti varion nga rreth 25% më e lartë (në rastin kur impianti do përdorej pa ndërprerje gjatë gjithë kohës 2-vjecare të marrjes me qira), në rreth 136% më e lartë (në rastin kur do përdorej vetëm 3 muaj nga dy vjet) se sa çmimi i pritshëm mesatar për njësi energjie nga importi përgjatë dy viteve të kontratës.

Në çdo rast/skenar për kohën e përdorimit të tij, kostot e përftimit të energjisë nga marrja me qira dhe përdorimi i këtij impianti, variojnë nga “mjaft më të larta” në “jashtëzakonisht shumë më të larta” se sa çmimet mesatare të pritshme të importit për periudhën në fjalë. Pra rrjedhimisht, në aspektin e leverdisshmërisë financiare, ky propozim i KESH është krejtësisht JO i leverdishëm.

Me KOSTO prej rreth 9.7 milion Euro (pa u  përdorur fare), që bëjnë rreth 59 milion Euro për të dy vitet bashkë (ose rreth 29.6 mln Euro në vit).

Sasia totale e energjisë që KESH duhet të ofrojë për FSHU, pra sasia për përmbushjen e DFP, është sipas parashikimit të KESH në draft-programin e paraqitur disa javë më parë në Këshill, konkretisht 4.6 milion MWh për secilin vit 2022 dhe 2023

Sasia e energjisë që KESH do prodhojë vetë, është po ashtu sipas këtij draft-programi, prej 3.9 milion MWh për 2022 dhe 2023

Diferenca prej 0.7 milon MWh do sigurohet nga importi për secilin vit 2022 dhe 2023

Në këtë “skenar bazë”  probabiliteti që KESH të mos sigurojë dot fare energji në daljet që do bëjë në treg për vitin 2022 është 0.3.

Ministria e Infrastrukturës Belinda Balluku tha se anijet do ti ngeleshin shtetit, por nuk është e vërtetë.

Dokumentet zyrtare tregojnë se shqiptarët do paguajnë sa qimet e kokës për TEC-et lundruese Redaksia e “Abc24.al” siguroi kontratën e pjesshme nga KESH, kontratë që zbulon hapur devijimet e qeverisë. Sipas institucionit kontrata nuk mund të jepej e plotë për arsye sigurie pasi kishte informacione sensitive për infrastrukturën që do instalohet.

 

Një nga mashtrimet e qeverisë lidhet me faktin se TEC-et lundruese do ti kalonin qeverisë pas fundit të kontratës, por në kontratë nuk përmendet ky fakt.

Në kontratë shkruhet që kompania amerikane është zotëruesja, por me transferimin te degët në Shqipëri, 90% e pronësisë i kalon “Exelerate Energy Limited Partnership” dhe 10% “Renco spa”. Kompania ndërkombëtare “Renco spa” është ofruesi i shërbimit dhe këtë rol ia delegon degës së tij “Renco SPARK”, kompania e re që do të ofrojë shërbimin. Së fundmi, kostoja e këtyre kompanive është shumë e lartë pasi vetëm qiraja totale për dy vjet shkon 45 milionë dollarë.

Pavarësisht faturës statosferike, TEC-et lundruese Abc24.al zbulon se KESH do i sigurojë naftë të rëndë kompanive. Përdorimi i naftës së rëndë paraqet rreziqe mjedisore dhe Shoqatat Ndërkombëtare ua kanë ndaluar anijeve që e përdorin të kalojnë në zona të mbrojtura. Burimi: Kesh.al

 

Si u futën në “lojë” Anijet lundruese (TEC-e) duke mbjellë panik

Në 12 mars 2021, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë nënshkroi një Memorandum me kompanitë “Excelerate Energy L.P. (Excelerate)” dhe “ExxonMobil LNG Inc” për studim fizibiliteti për zhvillimin e një projekti të gazit natyror të lëngshëm (LNG) në Portin e Vlorës. Disa muaj pas studimit, në 8 tetor kryeministri Edi Rama doli në konferencë për shtyp duke mbjellë panik te qytetarët për krizën energjitike që kërcënonte Shqipërinë dhe vendet anembanë globit.

Sipas kryeministrit, qeveria shqiptare po diskutonte rritjen e çmimit të energjisë elektrike për shkak të krizës energjitike.

Si përfundim, qeveria nuk e rriti çmimin e energjisë elektrike, por i dha 100 milionë euro borxh KESH dhe i hapi dritën jeshile për të siguruar energjinë elektrike nën kushtet e emergjencës.

Rama tha se koston do e mbante qeveria për këto borxhe, por kjo do të ishte një gënjeshtër e madhe  sepse barra bie mbi buxhetin e shtetit dhe buxheti i shtetit mbushet me pare nga xhepat e qytetarëve. Pas disa ditësh, në 22 tetor 2021 qeveria shqiptare miratoi vendimin “Për shpalljen e gjendjes së emergjencës në furnizimin me energji elektrike”, si dhe marrjen e masave të vazhdueshme për përballimin e parandalimin e krizës. KESH shpalli njoftimin për shprehje interesi për TEC-et lundrues me afat 24-27 janar, kurse ligji për prokurimin publik e detyron që edhe në raste emergjence shpallja e fituesit të ketë të paktën 10 ditë kohë. Në prill 2022 shpallet fituese kompania amerikane “Exelerate Energy” dhe kompania italiane “Renco s.p.a” duke skualifikuar oferta e kompanisë “Distributed Power Solutions”.

Kalimi i “Pronarit Origjinal” te kalimi “Pronari i Ri”. Kjo do të thotë se kompania fillestare mund të kalojë pronësinë e kontratës tek “Pronari i Ri”, i cili në këtë rast është një tjetër kompani amerikane që ka hapur degën në Shqipëri në pronësi 90% me 10% me Renco SPA.

Nga memorandumi te kriza energjitike dhe te shpallja e fituesit zbulojmë se TEC-et lundruese në Vlorë kanë qenë të planifikuara pa u shpallur gjendja e jashtëzakonshme, madje ka qënë e planifikuar pa krizë që ato të punonin me naftë të rëndë.

Por kush janë përfituesit e miliarda eurove që po falen dhe mbrapsht nuk po merret asnjë shërbim

Kompania Renco SPA sipas të dhënave nga Qendra Kombëtare e Biznesit është “Excelerate Energy Limited Partnership” me numër “4536125” me drejtor ose përfaqësues  “Corporation Trust Center”.

Renco SPA është një kompani, CEO i së cilës Giovanni Rubini ka qenë nën hetim nga Guardia di Finanza për çështjen “MAFIA CAPITALE” për Capon e quajtur ndryshe “The last king of Rome”, në një skandal tjetër në Itali dhe nën hetim ndërkombëtar për çështjen e linjave të transportit të naftës dhe gazit. Në Shqipëri ka bërë TAP-in dhe nuk është hera e parë në

Anonimati i dyshimtë i  kompanive

Adresa e njërës prej kompanive fituese rezulton në Panama Papers dhe CEO i tjetrës ka qenë nën hetim nga Guardia di Finanza.

Sikur të mos mjaftonte, kompania “Exelerate Energy Limited Partnership“e regjistruar në Delaware të SHBA, shtet që ruan anonimatin e pronarëve njësoj si Holanda dhe Malta lidhet me dosjet e Panama Papers. Anonimati dhe regjistrimi i kompanive në parajsa offshore nuk përbën shkelje, por adresa e agjentit “The Corporation Trust Company” rezulton në dosjet e “MOSSACK FONSECA”. Konkretisht adresa rezulton e lidhur me kompaninë “Capture Advance Inc”, të dyja të lidhura me Ishulli i Njeriut (Isle of Man), një parajsë offshore e vetqeverisur midis Irlandës dhe Britanisë së Madhe.

 

 

Dyshohet se firma “MOSSACK FONSECA“ ka ndihmuar shtetas të huaj për evazion fiskal dhe shmangien e sanksioneve ndërkombëtare. Më 20 tetor 2020, Gjermania lëshoi urdhër arresti ndërkombëtar për dy themeluesit e firmës, Jurgen Mossack dhe Ramón Fonseca Mora

 

 

Hijet offshore shfaqen pothuajse kudo në bëmat e kësaj qeverie dhe kompanitë që kanë historira me mafiozë dhe hetimet e policisë e ndjekin hera-herës.

Po flasim për gjigandin italian “Renco spa”, kompania që do ofrojë shërbimet për funksionimin e anijeve. Kjo kompani ka eksperiencë me shërbimet e Gazsjellësit të TAP në Shqipëri, si dhe histori investigimi nga shteti italian me mafioz si Massimo Carminati, i vetquajtur “The last King of Rome”. Ky i fundit përfundoi në revistat prestigjioze ndërkombëtare për çështjen “MAFIA CAPITALE”, ku midis bisedave të regjistruar rezultonte dhe Ceo i “Renco spa” Giovanni Rubini. Në vitin 2011, “Renco spa” ishte një ndër kompanitë italiane e përmendura në hetimin për korrupsion ndërkombëtar për ryshfet e “Eni” dhe “Saipem” në Irak, Kuvajt dhe Kazakistan. Dhe dritëhijet me lëvizjet e kompanive e ndjekin “Renco spa” pasi kontrata e përpiluar nga qeveria shqiptare ngre pikëpyetje për transferimin e pronësisë dhe shërbimit. Ajo që e bën akoma më të çuditshme kontratën është fakti se transferimi te degët e reja fut në lojë “Renco spa” si aksioner pronar i ri(New Owner) te TEC-et lundruese bashkë me “Exelerate Energy Limited Partnership”.

Lidhjet e kompanisë Salillari me  TEC-et lundrues

Në tetor Ministrja Balluku i dha një tender me vlerë 3 milionë dollarë për Portin e Vlorës, firmës Balluk dhe për çudi “Salillari” do  përfshihej edhe për i infrastrukturën për TEC-et lundruese kur në kontratë kemi kompaninë italiane që duhet ta mbulojë këtë shërbim.

*Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Abc24.al sipas ligjit Nr. 35/2016 “Për të drejtën e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi pa autorizimin e Abc24.al në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016*

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu