Vlorë/ 74-vjeçari dhunon në punë të miturin

0
Gjigandi

Një 74-vjeçar është arrestuar në Vlorë, pasi ka dhunuar dhe shfrytëzuar në punë një të mitur.

Shtetasi me iniciale G.Gj., akuzohet për veprën penale “Keqtrajtimi i të miturit”.

Njoftimi i policisë:

Nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Selenicë u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit S. Z., 29 vjeç, i cili ishte shpallur në kërkim pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me një 16-vjeçare.

Nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin K. B., pasi dyshohet se ka tentuar të vjedhë në banesën e shtetasit Z. H.

Nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë u referuan materialet në Prokurori, për veprën penale “Keqtrajtimi i të miturit”, dhe nisi procedimi penal për shtetasin G. Gj., 74 vjeç, pasi ka bërë kallëzim shtetasja E. Xh. (gazetare), se ky shtetas ka dhunuar dhe ka shfrytëzuar për punë, një shtetas 14 vjeç.

Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu