Dhuna ndaj të miturit në Shtëpinë e Fëmijës/ Bashkia e Sarandës i del në mbrojtje institucionit, mohon akuzat

0
Gjigandi

Bashkia e Sarandës ka reaguar në lidhje me dhunën e ushtruar në Shtëpinë e Fëmijës.

Bashkia mohon akuzat e ngritura në lidhje me dhunën, ku shprehet se denoncimi është i pavërtetë.

Nga ana tjetër shton se filmimi është regjistruar gjatë periudhës kur fëmija ka qenë në kushte karantine.

Reagimi i plotë:

Lidhur me problematikën e trajtuar në emisionin Stop në TV Klan, ku shfaqej një fëmijë, i cili është rezident në institucionin e Shtëpisë së Fëmijës “V.Pulla”Sarandë dhe bënte fjalë për keqtrajtime në këtë institucion, sqarojmë se:

Nga institucioni i Shtëpisë së Fëmijës konsiderohen të pandodhura aktet e pretenduara për keqtrajtim. Ndërkohë, edhe nga verifikimi i i bërë nga grupi, që në vijimësi monitoron këtë institucion, ka rezultuar ngjarja e pretenduar e pandodhur dhe denoncimi i pavërtetë. Edhe në Komisariatin e Policisë nga vetë fëmija është konfirmuar mosushtrimi i dhunës nga edukatoret. Theksojmë se filmimi i transmetuar në “Stop” më 18 tetor 2022, është i vitit 2020, kur fëmija, në kushte karantine, për shkak të covid, është larguar nga institucioni në orët e vona.

Sa i takon pretendimit për keqtrajtim të dy vajzave, sigurojmë se akte të tilla nuk kanë ndodhur. Transferimi i vajzave për të cilat bëhet fjalë, në një institucion tjetër, është kryer për shkak të kalimit  të moshës, pasi në Shtëpinë e Fëmijëve Sarandë akomodohen fëmijë të moshës 6-15 vjeç.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu