Shevchenko: Dua të bëhem trajner i Milanit

0
Gjigandi

Dashuria e tij për Milanit ka mbetur e njëjtë dhe nuk ka rëndësi nëse kanë kaluar shumë vjet e nëse ka kaluar nga fusha e gjelbër është zhvendosur në pankinë.

Andriy Shevchenko vazhdon ta imagjinojë veten te kuqezinjtë: “Gjithmonë mendimi im i parë do të jetë që të kthehem në Milano për të provuar të jem trajner,”  i tha ukrainasi Carlo Pellegattit “live” në Instagram.

“Milani është në zemrën time, i dua fansat dhe do të doja që një ditë të stërvit futbollistët atje. Të shohim se kur do të ndodhë. Tani po mendoj vetëm për Ukrainën, jam i përqendruar vetëm në ekipin tim kombëtar”, shtoi ai.

Sheva trajneri i Milanit! Tingëllon bukur. Ai, pas shokëve të tjerë të mëparshëm, nga Seedorf e Inzaghi deri te Brocchi dhe Gattuso. Të gjithë kanë dështuar, përveç Rinos, ndoshta. Ata u bënë viktima të një dështimi të paralajmëruar.

“Milani sot” – shpjegon ish-sulmuesi i Milanit, duke iu referuar edhe shpërthimit të Maldini me Rangnick, kandidatin numër një për rolin e trajnerit – “duhet të përpiqet të përfundojë më së miri këtë sezon, më pas do të shohim se çfarë do të ndodhë, pra se ç’të ardhme do të kenë kuqezinjtë.”

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu