Sherri i boksierëve shqiptarë që nisi për xhirimin e gomave dhe përfundoi me atentat

0
Gjigandi

Nelson Hysa eshte vene sot ne shenjestren e OFL-se dhe sipas ligjit, brenda 48 oreve duhet te beje vetedeklarimin e pasurise. 

Ndaj Hyses eshte caktuar masa e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Shtrëngim me anë të kanosjes për dhënien e pasurisë”, e kryer në bashkëpunim, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale apo grupi i strukturuar kriminal”.

Ai nuk eshte emer i panjohur, jo vetem per policine, por edhe ne fushen e sportit, si kampion boksi.

I arrestuar si pjese e grupit Bajri, Hysa në vitin 2017 u plagos me armë zjarri në hyrjen e një berberhaneje.

Shkodrani ishte person i shpallur në kërkim në shtatorin e 2018, gjatë operacionit “OAZ”, si i dyshuar si i dyshuar për kryerjen e veprave penale nga organizata kriminale “Bajri” dhe “Grupi i strukturuar kriminal”.

RonaTyra

Ndërkohë, referuar burimeve, shkak për këtë plagosje ishte një konflikt për xhirimin e gomave të makinës. Në nëntor të 2018- s, Gjykata e Shkodrës dënoi me 6 vite burg autorin e plagosjes së Nelson Hysës.

Ndërsa nga dëshmitë rezultoi se në datën 3 maj 2017, gjatë orëve të para të paradites, rreth orës 10:00, i dëmtuari Nelson Hysa së bashku me shokun e tij A.D. kanë pasur një konflikt verbal me shtetasin Valter Ksolla.

Ky i fundit drejtonte një autoveturë të markës “Audi A6” dhe ka bërë xhirime të gomave në afërsi të tyre. Rreth orës 12:30, Nelson Hysa së bashku me A.D. kanë qenë duke lëvizur me makinë në rrugën e gjerë, që të çon në lagjen Kiras dhe te një piceri, në anën e djathtë të rrugës, ata kanë parë makinën “Audi” që i kishte xhiruar afër tyre.

Nelsoni ka ndalë makinën dhe së bashku me shokun e tij kanë hyrë në piceri. Aty kanë gjetur shtetasit Valter Ksolla dhe Kolë Progni. Sapo Nelsoni dhe shoku i tij janë futur në piceri, shtetasit Valter Ksolla dhe Kolë Progni janë ngritur në këmbë nga frika se Nelsoni mund t’i godiste dhe i janë drejtuar Nelsonit me fjalët se, pse po vjen “si i fortë se ne kena hallet tona boll, se jena në gjak”.

Nelsoni u ka thënë se nuk kishte ardhur si i fortë, por për t’u sqaruar se pse i kishin bërë spektakël me makinë para këmbëve të tyre dhe para shtëpisë, duke vënë në rrezik ata dhe djalin e tij. Shtetasit Valter Ksolla dhe Kolë Progni janë nervozuar dhe i kanë thënë se do të shihemi më vonë, ndërsa Nelsoni i ka thënë se nuk kemi pse shihemi më vonë, por sqarohemi tani, shkruan panorama.

Shtetasit Valter e Kolë kanë ikur pa folur më, kanë hipur në makinë duke xhiruar përsëri gomat. Tre ditë më vonë, Progni e Ksolla kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të Hysës, kur ky i fundit po qëndronte përpara një berberhaneje, duke e plagosur rëndë atë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu