Sherr per pronen mes 3 familjeve ne Kukes, 2 ne spital – Lajmi i Fundit

0
Gjigandi

Një sherr për motive pronësie ka shkaktuar përplasje mes 3 familjeve në Kukës dhe për pasojë 2 persona kanë mbetur të plagosur. Ngjarja në fjalë ndodhi në fshatin Zall-Lusen. Burime zyrtare nga policia thanë se në pranga kanë rënë 3 persona, ndërsa një është shpallur në kërkim. NGJARJABurime zyrtare nga policia bënë me dije se 3 vëllezër në bashkëpunim me njeri-tjetrin, në vendin e quajtur Zall-Lusen, për motive pronësie, kanë goditur me mjete të forta, mjete prerëse dhe rrethanore shtetasin me inicialet M. Ç., dhe vajzën e tij, shtetasen G. Ç., të cilët për pasojë kanë marrë dëmtime në pjesë të ndryshme të trupit. Fill pas ngjarjes së rëndë të plagosurit janë transportuar në spitalin e Kukësit, ndërsa ndodhen jashtë rrezikut për jetën. ARRESTIMITTë njëjtat burime sqarojnë se në pranga kanë rënë 3 persona, përkatësisht shtetasit; A. L., 38 vjeç, R. L., 31 vjeç, (vëllezër), dhe D. L., 31 vjeç, banues në fshatin Zall-Lusen. Si dhe u shpall në kërkim shtetasi A. L., 36 vjeç. Ndërkohë, arrestimi i shtetasit D. C., u bë pasi për motive pronësie, pasi ai akuzohet se ka goditur me mjete të forta dhe rrethanore shtetasin me inicialet R. L. Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës, për veprat penale “Plagosje e rëndë me dashje, në bashkëpunim”, “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta” dhe “Plagosje e lehtë me dashje”.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu