Sherr mes deputetëve të PD-së në Kuvendin e Shqipërisë, Spaho përplaset me Bardhin

0
Sherr mes deputetëve të PD-së në Kuvendin e Shqipërisë, Spaho përplaset me Bardhin
Gjigandi

Konfliktet mes deputetëve të Partisë Demokratike u vunë re edhe në sallën e Parlamentit të Shqipërisë, ku gjatë diskutimeve Edmond Spaho u pa të debatonte me tone të larta me kolegun e tij të partisë, Gazment Bardhin, të cilit i tha disa herë se duhej të turpërohej.

Shkak mësohet se janë bërë aludimet e Bardhit që prej disa ditësh flet në rrjetet sociale mbi një vilë të padeklaruar të një prej kolegëve të tij, që mbështesin Berishën.

Bardhi nuk ka përmendur emër, por mes aludimeve ka qarkulluar edhe emri i Spahos, që shkoi të përballej direkt me ish-sekretarin e përgjithshëm të PD.

Pas këtij incidenti në sallën e Parlamentit, përplasja vijoi në mediat sociale. Spaho reagoi në Facebook, ku akuzon Bardhin si mashtrues e sharlatan. “Ajo çka unë dhe familja ime disponojmë është në dritë të diellit, deklaruar në ILDKP që nga viti 1993”, shkruan Spaho.

Një tjetër reagim erdhi nga Tritan Shehu, që pohon se është mes emrave të aluduar pa të drejtë. Duke akuzuar Bardhin për inskenime të pista dhe perverse, Trian Shehu i kujton kolegut demokrat se ka detyrim të denoncojë çdo shkelje të ligjit për të cilin mund të jetë në dijeni.

RonaTyra

Gazment Bardhi replikoi në Twitter, ku shkruan: “E rëndësishme është që për shkak “të publicitetit” çmimi i vilës është ulur në 670 mijë euro”. /A2 CNN/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu