Në një intervistë për Ora News, shefi i laboratorit të mikrobiologjisë, Andi Koraqi tha se do të marrin miratim për teste serologjike vetëm ato klinika private që plotësojnë kushtet.
Ai u shpreh se këto teste shërbejnë vetëm për zbuluar nëse e ke kaluar virusin dhe jo për të bërë diagnostikime.
Andi Koraqi: Të gjitha klinikat private do të marrin miratim vetëm nëse plotësojnë kushtet për testet serologjike. Duhet të kenë ambiente, personel mjekësor të trajnuar dhe nivel biosigurie. Kostoja dhe çmimi do të varet nga klinikat private. Tani ka kuptim aplikimi i testeve serologjike, sepse detektohet nëse e ke kaluar apo jo virusin. Në fillim të pandemisë e kishte kaluar një pakicë shumë e vogël. Që këto teste të dalin pozitive, duhet së paku që të kalojnë 14 ditë.
Këto teste i shërbejnë jo diagnostikimit, por nëse e kaluar virusin. Kjo nuk është detyrim i QSUT-së, por secili kush do ta dijë nëse e ka pasur virusin apo jo. Ky test nuk e përcakton kohën kur e ke kaluar sëmundjen.
Koraqi komentoi vendimin e qeverisë për mbylljen e klubeve pas orë 20:00 dhe tha se është një vendim shumë i mirë i sugjeruar nga Komiteti Teknik.
Andi Koraqi: Numri i të prekurve ka ardhur duke u rritur pas hapjes totale. Në mënyrë që të ulet pak numri dhe transmetueshmëri, mendoj se është një masë shumë e mirë. Mbyllja e klubeve pas orës 8 është gjë shumë e mirë e ardhur si sugjerim nga Komiteti Teknik.
Ndërsa referuar vaksinës, ai tha se periudha më e afërt për prodhimin e saj do të jetë fundi i këtij viti ose viti i ardhshëm.
Andi Koraqi: Është shumë e vështirë për të thënë, por mendoj se periudha më e afërt do të jetë fundi i këtij viti ose viti i ardhshëm. Ky virus nuk pyet për moshën e gjininë. Kjo që po ndodh tani nuk është valë e dytë, është vazhdimi i asaj të parët, por di të them që kjo situatë do të vazhdojë, biles edhe gjatë dimrit ku Covid-19 do të jetë pjesë sikurse janë virozat stinore.
Për Koraqin, virusi do të përhapet edhe gjatë dimrit dhe sipas tij, do të ketë rritje të infektuarve.
Andi Koraqi: Mos respektimi i rregulla ka bërë që virusi të përhapet. Është shumë e rëndësishme që të mbahen maskat në ambientet e mbyllura dhe në vendet ku nuk respektohet distancimi fizik. Mbajtja e detyrueshme e maskave u bë si pasojë e mos respektimit të masave nga njerëzit.
Mendoj se në periudhën e dimrit do të ketë një rritje të numrit të infektuarve. Kjo do të varet edhe nga respektimi i masave. Gjatë dimrit grumbullimet bëhen në ambientet e mbyllura dhe vetë transmetueshmëria do të rritet.