Shefi i DFL: Nuk ndikohemi nga Dresden, ndeshjet do të luhen

0
Gjigandi

Futbolli gjerman nuk e ka ndërmend të ndalet para asgjëje.

Shefi i DFL, Christian Seifert, ka komentuar situatën e fundit të krijuar në futbollin gjerman, pas ‘rastit Dresden’.

Mbrëmë, skuadra e Dynamo Dresden njoftoi për dy raste pozitive me koronavirus. Skuadra bëri të ditur se të gjithë lojtarët do të karantinohen për 2 javë, duke nënkuptuar se ndeshja kundër Hannover nuk luhet.

Por, Seifert thotë se kjo nuk do ta ndikojë Bundesliga 2, por as pjesën tjetër të futbollit gjerman, dhe gjithçka do të vazhdojë sipas planit.

“Unë veçse kam dëgjuar për këtë gjë. Menaxhmenti i Dynamo informoi një nga të punësuarit tanë. Kjo tregon se koncepti funksionon dhe kjo mundëson një opsion që skuadra e shqetësuar duhet të karantinohet, pas vendimit nga zyrtarët”, ka thënë Seifert.

RonaTyra

“Konferenca e Ministrisë së Sportit ka rekomanduar që karantina 14 ditore duhet të ndjeket aty ku ka raste pozitive. Kështu që ndodhi – përkundër preferencave të DFL që insistonin se duhet karantinuar vetëm lojtarët. “

“Dy ndeshje nga Dresden nuk mund të luhen, por kjo nuk ndryshon synimin tonë për të përfunduar sezonin në fushat e blerta”, ishin fjalët e Seifert.

Mbetet të shihet nëse në ditët në vazhdim do të ketë edhe ndonjë tjetër rast pozitiv në skuadrat gjermane.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu