ShBA-ja dhe Koreja Jugore shtyjnë ushtrimet e përbashkëta ushtarake

0
Gjigandi

Shtetet e Bashkuara dhe Koreja Jugore njoftuan të dielën se i kanë shtyrë ushtrimet e përbashkëta ushtarake, të cilat Koreja Veriore më parë i kishte cilësuar si provokim.

Sekretari amerikan i mbrojtjes, Mark Esper, dhe homologu i tij koreanojugor e dhanë këtë njoftim në Bangkok, ku po marrin pjesë në një konferencë të ministrave të mbrojtjes në Azi. Sekretari Esper tha se ky vendim nuk paraqet dorëzim para Koresë Veriore.

“E kemi marrë këtë vendim si një gjest të vullnetit të mirë për të kontribuar për një mjedis të përshtatshëm për diplomaci dhe forcim të paqes”, tha politikani amerikan.

Të premten, Esper e vizitoi Korenë Jugore për të biseduar me zyrtarët e këtij shteti, ndonëse nuk e kishte thënë asnjë fjalë për ushtrimet ushtarake ajrore.

Seuli dhe Uashingtoni së voni vendosën ta zvogëlojnë këtë ushtrim dhe ia ndërruan emrin atij, por Koreja Veriore e kundërshtuan atë, duke e cilësuar dëshmi të mungesës së interesimit për përmirësim të marrëdhënieve.

RonaTyra

Esper tha se edhe pa këto ushtrime ushtarake mes Koresë Jugore dhe forcave ajrore amerikane, të dyja ushtritë do të mbesin në gjendje të lartë gatishmërie për luftë të mundshme.

Ndryshe, Shtetet e Bashkuara i kanë dërguar 28 mijë ushtarë në Korenë Jugore, shkruan “Fox News”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu