SHBA: Bursa shënon rënien më të thellë që në mars

0
Gjigandi

E enjtja ishte një ditë e keqe në Wall Street, ndërsa frika për një valë të dytë të mundshme të koronavirusit, e uli konsiderueshëm vlerën e aksioneve. Tre treguesit kryesorë, patën rënien më të thellë në tre muajt e fundit.

Dow Jones Industrial Average humbi 1,862 pikë, një rënie prej 7% . Nasdaq ra 5% dhe S&P 500 humbi 188 pikë ose 6%, duke u zhytur në vlera negative. Aksionet e kompanive të udhëtimit dhe firma të mëdha si dyqanet Kohl’s dhe Gap, ishin ndër më të goditurat.
Analistët thonë se investitorët mund ta kenë rritur artificialsht tregun javët e fundit me shpresën për të një rimëkëmbje të shpejtë ekonomike pas COVID-it. Një rritje e rasteve të koronavirusit, ndërsa shumë shtete dhe qytete rifillojnë të hapen, i frikësoi ata. Por Sekretari i Thesarit, Steven Mnuchin i tha kanalit CNBC se ekonomia amerikane do të vazhdojë në rrugën e rihapjes së plotë.
“Nuk mund ta mbyllim përsëri ekonominë. Mendoj se e mësuam se nëse mbyllim ekonominë, do të shkaktojmë më shumë dëm dhe jo thjesht ekonomik, por edhe në drejtime të tjera”, tha ai. Presidenti Donald Trump shkruante të enjten në Twitter se beson se tremujori i tretë i vitit do të jetë “shumë i mirë” dhe tremujori i katërt “i mrekullueshëm”, kur siç tha ai, ai beson se vaksina e COVID-it do të jetë gati. Bursat kryesore evropiane, në Londër, Frankfurt dhe Paris ranë të gjitha 4% ose më shumë të enjten, ndërsa pothuajse çdo indeks aziatik, humbi 1% ose më shumë./VOA

Burimi: top-channel.tv

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu