SHBA akuzon Rusinë se po teston armë për shkatërrimin e satelitëve në orbitën e Tokës

0
Gjigandi

Komanda Hapësinore amerikane ka prova që Rusia kreu një provë jo destruktive të një arme antisatelitore me bazë në hapësirë.

Më 15 korrik, Rusia injektoi një objekt të ri në orbitë nga Cosmos 2543, aktualisht Numri i Katalogut Satelitor 45915 në Space-Track.org.
Rusia lëshoi këtë objekt misterioz në afërsi të një sateliti tjetër rus, i cili është i ngjashëm me aktivitetin në orbitë të kryer nga Rusia në vitin 2017, dhe në kundërshtim me misionin e deklaruar të sistemit si një satelit inspektor.
“Sistemi satelitor rus i përdorur për të kryer këtë provë të armëve në orbitë është i njëjti sistem satelitor për të cilin ngritëm shqetësime në fillim të këtij viti, kur Rusia manovroi pranë një satelit të qeverisë amerikane”, tha gjenerali John W. “Jay” Raymond, komandant i Komandës Hapësinore të SHBA dhe shefi i Forcave Hapësinore të SHBA-së të Operacioneve Hapësinore.
“Kjo është dëshmi e mëtejshme e përpjekjeve të vazhdueshme të Rusisë për të zhvilluar dhe testuar sisteme të bazuara në hapësirë, dhe në përputhje me doktrinën ushtarake të botuar të Kremlinit për të përdorur armë që mbajnë në rrezik SHBA”, ka shtuar ai.
Departamenti amerikan i Shtetit ngriti shqetësime në vitin 2018, dhe përsëri këtë vit, se sjelljet ruse ishin në kundërshtim me misionin e tyre të deklaruar dhe se këta satelitë shfaqnin karakteristikat e një arme me bazë hapësinore.
“Kjo ngjarje nxjerr në pah sjelljen hipokrite të Rusisë për kontrollin e armëve hapësinore të jashtme, me të cilën Moska synon të kufizojë aftësitë e SHBA-së, ndërsa në mënyrë të qartë nuk ka ndërmend të ndalojë programin e vet të hapësirës, “tha Christopher Ford, ndihmës sekretari i Shtetit që aktualisht kryen detyrat e nën-sekretarit për Kontrollin e Armëve dhe Sigurinë Ndërkombëtare.
Testi i javës së kaluar është një shembull tjetër që kërcënimet ndaj sistemeve hapësinore amerikane dhe aleateve janë reale, serioze dhe në rritje.
“Shtetet e Bashkuara, në koordinim me aleatët tanë, janë të gatshëm dhe të përkushtuar për të ndaluar agresionin dhe mbrojtjen e kombit, aleatëve tanë dhe interesave jetike të SHBA-së nga veprimet armiqësore në hapësirë”, përfundoi Raymond.

Burimi: top-channel.tv

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu