Sermaxhaj: Fatin e Kampionatit të Kosovës ta gjejnë në forma tjera

0
Gjigandi

Analisti i futbollit, Genc Sermaxhaj, tha se infektimi i futbollistit të parë me Covid 19, është rast serioz.  Me Covid 19 është infektuar futbollisti i Dritës, Izair Emini. 

Sermaxhaj tha se më mirë është që të mos rrezikohen futbollistët.

“Rasti i prekur me Covid-19, futbollisti i Dritës, është një rast serioz që Ministria e shëndetësisë dhe Federata e Futbollit të Kosovës, edhe një herë të analizojnë mirë gjendjen e përgjithshme dhe te vlerësojnë se a duhet të merret kjo përgjegjësi e madhe që kampionati të rifillojë apo ta shpallin zyrtarisht të përfunduar”, tha Sermaxhaj për gazetën kombëtare “Bota sot”. 

Sa i përket testeve, analisti shprehet: “Edhe pse testet do të sigurohen për futbollistët e Superligës para rifillimit të kampionatit, kush i siguron ata që nuk do të preken pas 2-3 xhirove që do të zhvillohen. 

Më mirë do të ishte që të mos rrezikohet shëndeti i futbollistëve dhe familjarëve të tyre. 

RonaTyra

Fatin e kampionatit ta gjejnë në forma tjera sepse çka nëse fillojmë me datën 7 qershor, zhvillohen xhirot dhe vazhdojnë të infektohen edhe lojtarët tjerë në ekipet tjera, dhe pastaj vendosin që ta pezullojnë prapë kampionatin. Atëherë do të ishte edhe me keq, do të prekeshin ndoshta edhe të tjerët me virus. 

Prandaj më mirë të përfundoj para se të rifillojë sepse me pastaj do të dalin edhe shumë probleme tjera”. 
Sermaxhaj mendon se është një përgjegjësi e madhe. “Kjo është përgjegjësi e madhe, prandaj le ta bartin mbi supe ata që vendosin”, përfundoi Sermaxhaj.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu