Tyson Furyt i është thënë se ai nuk do të luftojë me Deontay Wilder deri në nëntor ose dhjetor.
Sfida e parë mes dyshes përfundoi mes një barazimi të diskutueshëm në vitin 2018.
Derisa, Fury arriti t’i rrëmbente titullin Wilder në meçin e dytë – me këtë të fundit që aktivizoi klauzolën për një luftë të tretë menjëherë pas humbjes.
Lufta trilogjike pritej të ndodhte më 18 korrik në Las Vegas, por kriza e koronavirusit e shtyu atë përsëri deri më 3 tetor.
Tani promovuesi i Fury, Bob Arum i ka thënë kampionit se duhet të presë deri më vonë gjatë këtij viti për kompletimin e trilogjisë, raporton Sports Illustrated.