Trondit ish-portieri i kombëtares: Kam një tumor të paoperueshëm, ja sa muaj jetë më ka mbetur

0
Trondit ish-portieri i kombëtares: Kam një tumor të paoperueshëm, ja sa muaj jetë më ka mbetur
Gjigandi

“Do të luftoj si kurrë më parë”. Andy Goram, ish-portieri i Rangers nga vitet 1990, ka njoftuar se ka kancer të ezofagut të fazës 4. Një lajm i tmerrshëm, i cili tronditi fansat skocezë.

Në një intervistë për “Daily Record”, ish-numri një i kombëtares skoceze (me të cilin bëri 43 paraqitje) shpjegoi përhapjen e sëmundjes, e cila arriti në mëlçi, mushkërinë e djathtë dhe brinjët.

Sipas mjekëve, Goram do të kishte vetëm gjashtë muaj jetë, të cilët mund të bëhen nëntë nëse do t’i nënshtrohej kimioterapisë. “Nuk flitet për zgjatjen e një agonie pa cilësi të jetës. Nuk bëhet fjalë”, – ka thënë Goram, i cili e ka përjetuar një situatë të ngjashme me ish-bashkëshorten Miriam:

“Ajo kishte një synim dhe tani pak a shumë e ka mundur sëmundjen. Më kujtohet se si partneri i saj duhej ta ndihmonte të ngjiste shkallët për javë të tëra. Problemi im, nga ana tjetër, është se nuk kam rrugëdalje për ta bërë këtë”.

Goram tregon rrugën e tij mjekësore: “Mendova se kisha dispepsi të rëndë, ndjeva një bllokim në fyt. Gjithçka u përkeqësua brenda disa javësh, gjithçka që haja apo pija nuk arrinte as në mes të stomakut dhe përfundoja me të vjella. Për dy javë isha në pamundësi për të parë mjekun tim, aq shumë u sëmura.

RonaTyra

Pasi bëra skanimin e CT më thanë se duhej t’i mblidhja rezultatet me një të afërm. Aty ra zilja e alarmit dhe e kuptova. Kirurgu më shpjegoi se ishte një tumor i paoperueshëm. Djali im Danny ishte në kolaps, po përpiqesha të vlerësoja situatën. Janë telashe vërtet serioze”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu