Serie A ka njoftuar se vazhdimi i kampionatit pritet të fillojë më 13 qershor, derisa stërvitjet në grup do të fillojnë të hënën.
Pas ndryshimeve të kërkuara në protokollin mjekësor u është dhënë leja klubeve që të fillojnë stërvitjeve në grup nga 18 maji.
Përmes një komunikate, liga italiane ka konfirmuar që vazhdimi i edicionit do të fillojë më 13 qershor.
Sidoqoftë, protokolli mjekësor parasheh që nëse ndonjë futbollist infektohet me koronavirus, e gjithë skuadra do të hyjë në karantinë për 15 ditë.