Sergio Ramos ka zhvilluar njërin ndër sezonet më të mira në karrierën e tij shumë të pasur.
Mbrojtësi spanjoll ishte njëri ndër lojtarët më të rëndësishëm që Real Madridi të fitonte titullin e La Ligës.
Los Blancos ishin të rivalizuar nga Barcelona, mirëpo arritën t’i lënë mbrapa me katër pikë dallim, ndërsa edicioni u mbyll me shtatë sosh.
Ramos ka arritur të mbyllë stinorin me 11 gola të shënuara, e që është vendosur rekord në ligën spanjolle.
Kapiteni i Real Madridi me këto gola të shënuar, ka lënë mbrapa Mariano Pernian që kishte shënuar dhjetë gola në edicionin 2005/06.
Ramos është tani golashënuesi më i mirë në histori të La Ligës në aspektin e mbrojtjes brenda një edicioni.