Selena Gomez ka folur për shëndetin e saj mendor në një përpjekje për të ndihmuar edhe të tjerët.
Aktroja dhe këngëtarja e njohur trajtoi vështirësitë e saj në një intervistë të re në “Good Morning America”, në të cilën ajo ndau informacionet rreth “Wondermind”, një faqe interneti që ajo po e hap për të ndihmuar ata me probleme të ngjashme.
Aktorja e “The Only Murders In The Building” pohoi se nuk ka qenë në internet për më shumë se katër vjet, megjithëse tani po përdor mediat sociale për të kontaktuar me këdo që lufton me betejat e tyre.
“Unë nuk kam qenë në internet për katë vjet e gjysmë. Kjo ka ndryshuar plotësisht jetën tim. Jam më e lumtur, jam më e pranishme. Unë lidhem më shumë me njerëzit. Më bën të ndihem normal”, është shprehur Gomez.
Ish-ylli i Disney zbuloi se ishte diagnostikuar me çrregullim bipolar në vitin 2020 dhe shpjegoi se të kuptuarit e shëndetit të saj mendor është ‘gjëja më e rëndësishme në botë’ për të, shkruan
Këngëtarja iu drejtua nënës së saj, Mandy Teefy, 45 vjeç, për të ndihmuar në krijimin e hapësirës së sigurt në internet.
Faqja e internetit “Wondermind” ofron përmbajtje falas që mbështetet nga ekspertët e shëndetit mendor, dhe këngëtarja e “Good for You” thotë se është diçka që ajo do ta kishte përdorur po të ishte e disponueshme.
“Ato ditë ku nuk dua të ngrihem nga shtrati, nëse do të kisha diçka si Wondermind, edhe nëse m’u desh një minutë për t’u futur në të, është thjesht aty. Dhe ka diçka që është vërtet ngushëlluese për këtë”, u shpreh Selena.
29-vjeçarja ka aktruar që kur ishte mjaft e re, duke hyrë në qendër të vëmendjes në vitin 2007 kur luajti në “Wizards of Waverly Place” në Disney Channel. Që atëherë ajo ka vazhduar të krijojë një emër për veten në industrinë e muzikës, televizionit dhe filmit me rreth 309 milionë ndjekës më mediat sociale.
Ajo thotë se shpreson ta përdorë për mirë rolin e saj si ndikuese që ka në shoqëri.
“Nëse jam e njohur për ndonjë gjë, shpresoj të jetë thjesht për mënyrën se si kujdesem për njerëzit”, tha Gomez.
/abc24.al/