Sekuestrohen 436 kg mall e mijera euro, mes te arrestuarve shqiptare – lajmi fundit

0
Gjigandi

Disa shtetas shqiptarë janë arrestuar në Spanjë si pjesë të një rrjeti ndërkombëtar që trafikonte marijuhanë në brendësi të Europës. Operacioni në disa faza i titulluar “Bela” në rajonet spanjolle të Andaluzisë dhe Almeries, kulmoi të martën në arrestimin e 11 personave të moshës 34 deri 50 vjeç me shtetësi shqiptare, italiane dhe polake. Më i riu prej shqiptarëve, vetëm 34 vjeç, ishte shpallur në kërkim 9 herë të tjera, ndërsa ndaj bashkëkombësit të tij 44-vjeçar, ishte lëshuar një urdhërarrest europian nga autoritetetet italiane. Në zotërimin e autorëve u gjetën 436 kilogramë bimë marijuhanë, 246 mijë euro para kesh, një kamion dhe sende për paketimin dhe peshimin e lëndës narkotike.Policia kishte rënë në gjurmët e trafikantëve prej korrikut të kaluar, kur gjatë një kontrolli të rastësishëm të një kamioni do të zbulonin 94 kilogramë marijuhanë. Më 17 tetor të këtij viti, një tjetër verifikim në mjetin e drejtuar nga 44-vjeçari shqiptar do të çonte në zbulimin e një sasie prej 70 kilogramë marijuhanë dhe 270 kilogramëve të tjerë lëndë narkotike të magazinuar në një fermë në bregdetin juglindor të Spanjës. Sasia besohet se do të transportohej me automobila të mëdhenj të marrë me qira nëpër destinacione europiane, si Gjermania, Italia dhe Polonia.       Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu