Seanca e apelit kundër suspendimit nga garat evropiane për Manchester Cityn

0
Gjigandi

Apeli i Manchester Cityt kundër suspendimit dy-vjeçar në garat evropiane do të mbahet në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv (CAS) më 8-10 qershor, raporton “Goal”.

UEFA dënoi klubin anglez me një gjobë prej 30 milionë eurosh dhe një suspendim dy-vjeçar nga garat evropiane për shkak të thyerjes së rregullave të “Fair-Play” financiar.

Manchester City ishte shpallur fajtor për zmadhimin e të ardhurave nga sponsorët gjatë periudhës 2012-2016.

Trupi gjykues i shtëpisë evropiane të futbollit filloi hetimet pasi një seri dokumentesh u publikuan nga revista gjermane “Der Spiegel” në nëntor të vitit 2018.

Sidoqoftë, Manchester City i ka mohuar këto akuza dhe ka vendosur që ta apelojë këtë vendim të UEFA-s në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu