Paul Scholes ka lavdëruar ish shokun e skuadrës, Park Ji-sung.
Park është një nga lojtarët që ndoshta pak tifozë të rinj të Man United e mbajnë mend, por kontributi i tij në skuadër ishte i jashtëzakonshëm.
Jug-koreani ishte figura kyçe në mesfushën e Sir Alex Ferguson, dhe krejt kjo falë angazhimit të pashoq të lojtarit.
Madje, Paul Scholes, i cili e kishte shok skuadre Park, e cilëson atë si një makth i vërtetë kur ai markon një për një, gjë që e ka provuar në stërvitje.
“Më kujtohet kur provoje të më markoje, por nuk ishe i vetmi, Wes”, i ka thënë Scholes ish mbrojtësit të United, Brown, transmeton lajmi.net.
“A e di se cili ishte më i vështiri? Park Ji-sung. Ai ishte një makth! Ai ishte i pabesueshëm”, ka shtuar anglezi.
“A e kujton kur e bëri këtë kundër Pirlo? Ishte i pabesueshëm! Kishte energji dhe disciplinë. Disciplina e tij ishte e pazakontë”, ishin komentet e Scholes për Park Ji-sung.
Komente pozitive për jug-koreanin ka dhënë ditë më parë edhe Wayne Rooney, duke thënë madje se Park ishte po aq i vlefshëm për skuadrën sa edhe Cristiano Ronaldo.