SBASHK kërkon nga 100 euro shtesë për mësimdhënësit, nuk deklarohen nga MASHT-i

0
SBASHK kërkon nga 100 euro shtesë për mësimdhënësit, nuk deklarohen nga MASHT-i
Gjigandi

SBASHK po kërkon që punonjësit e arsimit në muajin prill të marrin nga 100 euro shtesë. Kjo kërkesë është dorëzuar në Ministrinë e Arsimit që nga një marsi.

Kryetari i SBASHK, kërkesën e tij e ka arsyetuar me çmimet e larta të produkteve bazë në javët e muajt e fundit.

Madje në rast se nuk realizohet, Jasharaj nuk e përjashton mundësinë e grevës.

Por për këtë thotë se do të vendosin pasi të marrin një përgjigje nga ministrja Arbërie Nagavci. Në anën tjetër institucioni që kjo përfaqëson, nuk kanë pranuar akoma një përgjigje.

Jasharaj insiston që kërkesa e tyre është e drejtë, pasi që sipas tij që nga viti 2014, mësimdhënësit nuk kanë pasur ngritje dinjitoze të pagës.

RonaTyra

Mirëpo, sipas njohësit të arsimit, Rinor Qehaja, grevat në këtë periudhë nuk janë aspak të mirëseardhura.

Përgjigje në lidhje me këtë kërkesë nuk kanë dhënë as nga Ministria e Arsimit. Në anën tjetër, SBASHK-u në vazhdimësi ka pasur kërkesa për ngritjen e pagave dhe përmirësimin e kushteve të mësimdhënësve në Kosovë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu