Sassuolo u bë skuadra e parë në Serie A që rifilloi stërvitjet pasi kriza e koronavirusit ndaloi sezonin.
Një pjesë e lojtarëve u shfaqën në fushë, me klubin duke thënë se stërvitja është opsional.
Klubeve elitare iu dha leja për të rifilluar seancat e stërvitjeve individuale, por trajnimi në ekip nuk do të lejohet deri më 18 maj.
Të dielën, Ministri i Sportit Vincenzo Spadafora tha se ishte shumë herët për të folur për rifillimin e sezonit.
“Kam lexuar gjëra të çuditshme përreth por asgjë nuk ka ndryshuar”, tha Spadafora. “Në drejtim të rifillimit të kampionatit – tani për tani nuk flasim për të”.
Bologna dhe Atalanta thanë se ata do të fillojnë stërvitjen ditën e martë.