Mesfushori boshnjak është shumë afër largimit nga Juventusi për t’ju bashkuar Barcelonës në shkëmbim me Arthur Melon.
Trajneri i Juves, Maurizio Sarri ka konfirmuar se nuk e di nëse Miralem Pjaniq do të qëndrojë në Juventus pas këtij sezoni, por nuk është i shqetësuar nga lajmet që e lidhin boshnjakun me Barcelonën.
Pjanic luajti 90 minuta në fitoren 4-0 të Zonjës së Vjetër ndaj Lecces të premten në Serie A, për të shkuar në shtatë pikë para Lazios në garën për titull.
“Nuk e di sa gjatë do të luajë Pjanic me Juventusin, nuk kam pranuar asnjë njoftim”, u shpreh trajneri i Juves.
“Asgjë tjetër nuk na intereson tani, tregu hapet në shtator. Miralem është profesionist, ai e kupton shpejt situatën. Nuk di asgjë në këtë moment, por nuk jam i brengosur”, ka thënë Sarri..