Sarri do të kërkojë transferimin e Jorginhos

0
Gjigandi

Trajneri i Juventus është i vendosur që të përforcojë mesfushën, gjatë merkatos së verës.

Juventus thuhet se mund të shkëmbejë Miralem Pjaniq me Arthur Melo, por duket se ky i fundit nuk po pëlqen një mundësi të tillë.

Sipas raportimeve të ‘Tuttosport’, nëse një marrëveshje e tillë dështon, Maurizio Sarri do të kërkojë transferimin e Jorginho.

Kurse, si opsion qëndron edhe Leandro Paredes, i cili luan me skuadrën e Paris Saint Germain.

Përveç Pjanic, edhe Adrien Rabiot pritet të largohet nga Juve, duke bërë që në mesfushë të mbeten disa vende të lira.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu