Sane është shumë afër…

0
Gjigandi

Leroy Sane është shumë afër të llogaritet një futbollist i ri i Bayern Muchenit, kjo pasi që skuadra bavareze arriti që të bind Manchester Cityn që të prish kontratën me sulmuesin anësor gjerman.

Sipas “Athletic”, dy gjigantët e Evropës janë pajtuar për dëmshpërblimin dhe transferimin e Leroy Sanes në Bundesligë.

Anësori gjerman, ka kontratë me Manchester Cityn deri në verën e vitit 2021, dhe për të evituar një largim falas, kampionët e Premierligës kanë ulur çmimin e tij.

Sane, në fanellën e Bajernit do të ketë mundësi që të luajë kundër ish skuadrës së tij, Schalke 04, nga e cila ishte transferuar në Premier Liga, në vitin 2016.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu