Alexis Sanchez duket se nuk do të largohet nga Italia.
Kiliani është i huazuar te Interi, mirëpo Neroaxurët nuk e kanë ndërmend ta shfrytëzojnë opsionin e blerjes, ndërsa te United gjithashtu është i padëshirueshëm.
Nga kjo situatë kërkon të përfitojë Roma e cila ka shfaqur interesim për huazimin e Sanchez.
Lajmin e ka bërë të ditur Sky Sport Italia, që shkruan se Giallorosët dëshirojnë huazimin e kilianit, ndërsa United ka kërkuar që marrëveshja të jetë me të drejtë blerjeje në verën e vitit 2021.
Mbetet ta shohim nëse Sanchez do t’i bashkohet Romës.