Dy javë para ngjarjes së madhe të kompanisë, Samsung Unpacked, gjiganti jugkorean zbuloi telefonin e ri fleksibil, përkatësisht – Samsung Galaxy Z Flip por këtë herë në një variant me rrjetin 5G.
Galaxy Z Flip 5G ka dy ndryshime të rëndësishme në krahasim me variantin 4G.
Së pari, telefoni përdor procesorin Snapdragon 865+, dhe së dyti – siç sugjeron edhe vetë emri, i njëjti mbështet rrjetet 5G.
Sidoqoftë, mbështetja për rrjetet 5G është e kufizuar në nën-6GHz dhe nuk ka mbështetje për mmWave 5G.
Kjo do të thotë që përdoruesit do të marrin vetëm 20-30% shpejtësi më të madhe në krahasim me 4G/LTE, dhe nuk do të marrin shpejtësinë e gigabit + që është e mundur vetëm me rrjetet mmWave 5G.
Ndryshimet dhe përmirësimet e përmendura vijnë me një çmim pak më të lartë. Galaxy Z Flip 5G është rreth 70 dollarë më i shtrenjtë se modeli 4G dhe kushton 1.450 dollarë.