Në ngjarjen që do të mbahet në gusht do të ketë më shumë për të parë sesa vetëm Note 20, tregon Samsung.
Më 5 gusht, Samsung do të prezantojë modelin e tij të radhës: Galaxy Note 20.
Tani presidenti i Samsung i divizionit celular, Tae-Moon Roh, ka zbuluar detaje të tjera, transmeton Telegrafi.
Ai tha se Samsung do të prezantojë pesë pajisje të reja.
Kjo konfirmon rrjedhjet e mëparshme se do të prezantohen kufje të reja dhe një orë inteligjente.
Sidoqoftë, lind pyetja se cilat janë tri pajisjet e tjera.
Deri më tani është supozuar se Samsung do të tregojë katër telefona të mençur: tri variante të Note 20 dhe Galaxy Fold 2.
Versionet e Note duhet të jenë Note 20, Note 20 Plus dhe Note 20 Ultra.
Fold 2 është pasardhësi i telefonit të mençur të parë të Samsung me një ekran të palosshëm.