Sacchi me analizë rreth garës për titullin kampion në Itali.

0
Gjigandi

Arrigo Sacchi ka bërë një analizë rreth garës për titullin kampion në Itali. Juventusi kryeson me 63 pikë, Lazio numëron një më pak, ndërsa vendi i tretë mbahet nga Interi me 54 pikë (ka zhvilluar një ndeshje më pak).

12 përballje kanë mbetur deri në fund dhe rivaliteti për fitimin e Serie A do të jetë i zjarrtë e spektakolar. Ish-trajneri i famshëm i Milanit dhe kombëtares italiane, sheh një favorit në prononcimin e dhënë për Gazzetta dello Sport.

“Kalendari do të ndihmojë Interin e Contes, Sarri dhe Inzaghi duhet të tregohen të kujdesshëm. Juventusi dhe Lazio janë shkëputur disi, por zikaltrit kanë para një rrugëtim më të lehtë dhe do të rikthehen në garë për titull.

Për spektaklin zgjedh Atalantën, shpresoj që skuadra e Gasperinit të më dhurojë sa më shumë momente të bukura. Pesë zëvendësimet? Janë një avantazh i madh për skuadrat e mëdha“, thekson mjeshtri italian.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu