Russell Wilson në mes dy zjarresh

0
Gjigandi

Mbrojtësi i Seahawks ylli i NFL, Rusell Wilson shkroi në mediat sociale për shqetësimin e tij, për të luajtur në sezonin e ardhshëm të NFL 2020. Kjo e bënë të vështirë vendimin e tij ngase në njërën anë janë rastet e shumta të Corona virusit të cilat janë në rritje në Shtetet e Bashkuara, ndërsa në anën tjetër gruaja e yllit 31 vjeçar,  Ciara, aktualisht është shtatzënë me fëmijën e tyre të dytë. 

Këngëtarja pritet të lindë së shpejti, dhe natyrisht, kjo e ka shqetësuar yllin NFL.  “Unë jam i shqetësuar. Gruaja ime është shtatëzënë. Kampi trajnues NFL do të fillojë .. Dhe akoma nuk ka një plan të qartë për shëndetin dhe sigurinë e familjes” shkruajti ai në Twitter të Dielën.  “Ne duam të luajmë futboll por gjithashtu duam t’i mbrojmë të dashurit tanë.

Në janar, çifti njoftoi lajmet speciale se po zgjeronin familjen e tyre edhe me një fëmijë tjetër, ngase këta të dy kanë edhe një vajzë 3 vjeçare, Sienna Princess.

Sidoqoftë, Russell nuk është vetëm me shqetësimet e tij, ka edhe lojtarë të tjerë profesionistë të futbollit të cilët në mediat sociale kanë shpërndarë gjithashtu mendimet e tyre në lidhje me sezonin e ardhshëm të NFL 2020.

RonaTyra

“Përgatitja për të raportuar këtë javë duke shpresuar se NFL do të bie dakord me protokollet e sigurta dhe të duhura, në mënyrë që të ndjehemi të mbrojtur duke luajtur sportin që duam,” shkroi Patrick Mahomes. 

Jared Goff shkroi: “Ju dëshironi të shikoni futboll këtë vit? Lojtarët tanë duhet të mbeten të shëndetshëm në mënyrë që të ndodhë kjo. NFL duhet të bëjë pjesën e tyre, në mënyrë që të kthehet futbolli në mënyrë të sigurt në vitin 2020. Ju lutemi adresoni shqetësimet e shëndetit dhe sigurisë kështu që  ne mund të luajmë futboll këtë vit. Lajmet për thirrjet e lojtarëve vijnë vetëm një javë, pasi Shoqata e Lojtarëve të NFL zbuloi se72 lojtarë në të gjithë ligën, kanë testuar pozitivisht për COVID-19.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu