Ndalohet hapja e diskotekave dhe klubeve të natës, gjobë 3 milionë lekë për ata që e thyejnë rregullin

0
Gjigandi

Nga sot hynë në fuqi akti normativ i cili ndalon hapjen e diskove dhe klubeve të natës, për shkak të situatës së shkaktuar nga COVID-19.

Gjatë një konference për shtyp, ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, deklaroi se ata të cilët nuk do e respektojnë këtë vendim, do të gjobiten me 3 milionë lekë dhe pezullim të aktivitetit për një vit.

“Teksa shumica e bizneseve dhe qytetarëve kanë respektuar protokollet dhe mbajtën e maskës, njëjta gjë nuk mund të thuhet për klubet e natës dhe diskot. Kemi vënë re se ato janë kthyer në grumbullime masive të të rinjve., të cilët më pas bëhen mbartës të virusit. Qeveria shqiptare ka vendosur t’i thotë stop kësaj. Prioriteti ynë është mbrojtja e shëndetit të qytetarëve. Sot hyn në fuqi akti normativ që ndalon hapjen e diskove dhe klubeve të natës. Kush nuk e respekton këtë masë gjobitet me 3 milion lekë. E gjitha bota është në një moment pandemie. Për të mbrojtur shëndetin duhet secili të bëjë të tijën”, tha Manastirliu.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu