Rusia firmos marreveshje ekonomike me Serbine, forcon rolin ne Ballkan – Lajmi i Fundit – Lajme

0
Gjigandi

Rusia nuk humb kohë dhe përparon në synimin për të forcuar rolin e saj në Ballka. Vetëm pak ditë pasi Këshilli Europian refuzoi hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, në Moskë nënshkruhet marrëveshja e tregtisë së lirë me Serbinë. Lidhja me Bashkimin Ekonomik Euroaziatik të udhëhequr nga Rusia vjen 6 ditë pas vizitës së kryeministrit rus Dimitry Medvedev në Beograd. Marrëveshjet e firmosura në Moskë nga kryeministrja Ana Brnabic nuk janë në përputhje me anëtarësimin në Bashkimin Europian. Ndaj BE ka paralajmëruar se do të monitorojë ngta afër marrëdhënie të tilla, pasi Serbia është një vend kandidat për anëtarësimin në Union. Por Brnabic këmbënguli se marrëveshjet nuk përbëjnë asnjë problem në lidhje me procesin e integrimit të Serbisë në BE. ANA BRNABIÇKRYEMINISTRE E SERBISE “Kjo nuk është në asnjë mënyrë në kundërshtim me politikën [pro] evropiane; Unë mendoj se kjo është plotësuese e politikës sonë evropiane dhe rrugës sonë në BE. Sepse është në interesin e BE-së që të kemi një ekonomi më të fortë. Një marrëveshje e tregtisë së lirë do të na ofrojë më shumë mundësi” Ministri serb i tregtisë Ljajiç, tha se kjo marrëveshje do të mbetet në fuqi deri kur Serbia të bëhet një shtet anëtar i BE. Përveç kryeministres serbe, në Moskë ishin të pranishëm edhe Kryeministrat e Bjellorusisë, Kazakistanit, Kirgistanit dhe Armenisë.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu