Anëtarja e Opozitës parlamentare, Rudina Hajdari, në Open tha sot se kryeministri Edi Rama është bërë autokrat për shkak të një opozite të dobët.
Ajo akuzoi opozitën se nuk e ka bërë punën e vet si duhet dhe e ka sjellë Ramën në pushtet duke humbur çdo gjë.
“Ka pasur një opozitë që humbi të gjitha bashkitë, një opozitë që ka mbajtur Ramën në pushtet, që s’ka bërë opozitë kur është dashur të bëjë opozitë.
Në 7 muajt që do vijnë, do keni surpriza shumë. Unë dua të garoj se dua të bëj opozitë, se s’ka opozitë në Shqipëri, ka ikur me kohë.
Ka ardhur koha që këtu të bëhet opozitë realiste, dhe jo vetëm kur vjen fushata, apo për të kapur ndonjë post.
Nuk po bëj fushatë këtu, sepse dua të jem e sinqertë dhe e drejtëpërdrejtë me qytetarët shqiptarë.
Kush e bëri autokrat Edi Ramën?,” tha Hajdari.